image Arrestohet 45-vjeçari që dyshohet se vidhte në autobusët e Prishtinës

Kosovë

Arrestohet 45-vjeçari që dyshohet se vidhte në autobusët e Prishtinës

news image

Njësitet policore të stacionit veriu në Prishtinë sot kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në autobusët urban të qytetit të Prishtinës, ku dyshohet se personi në fjalë ka kryer dhjetëra vjedhje.

Personi  i dyshuar L. D. mashkull, 45-vjeç, shtetas i Kosovës, pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor, është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/