image Pesë persona të vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi me shigjeta në Norvegji

Evropë

Pesë persona të vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi me shigjeta në Norvegji

news image

Është arrestuar 37-vjeçari danez, për sulmin me shigjetë që ka ndodhur mbrëmë në Norvegji.

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, pasi i dyshuari përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Sipas policisë, ai thuhet se ka vepruar i vetëm dhe do të hetojë nëse ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg tha se raportet për incidentin ishin “tmerruese”./GazetaSinjali/