image Arrestohet 30-vjeçari i njohur për Policinë, rrahu vëllain në Prizren

Siguri

Arrestohet 30-vjeçari i njohur për Policinë, rrahu vëllain në Prizren

news image

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën ‘Qazim Berisha’ në Prizren, pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht vëllain e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari 30-vjeçar është i njohur për Policinë, pasi që vuan nga një sëmundje mendore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim policor për 48 orë në qendrën e ndalimit në Prizren.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/