image Arrestohet 26-vjeçari që kreu disa grabitje në Ferizaj, dënohet me 1 vit burgim

Kosovë

Siguri/ Arrestohet 26-vjeçari që kreu disa grabitje në Ferizaj, dënohet me 1 vit burgim

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar 26-vjeçarin me inicialet L.S., i dyshuar për disa raste të grabitjeve në rajonin e Ferizajt gjatë këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, pas arrestimit me urdhërarrest Gjykatës Themelore në Gjilan, 26-vjeçari është dërguar për vuajtje të dënimit prej 1 viti burgim, për vepra të njëjta penale të cilat i kishte kryer më herët.

Arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të hetuesve policorë, të cilët arritën të bëjnë identifikimin e të dyshuarit./Gazeta Sinjali/