image Arrestohet 23-vjeçari që shpërndante drogë afër shkollave

Rajon

Rajon/ Arrestohet 23-vjeçari që shpërndante drogë afër shkollave

news image

Policia e Lezhës, ka arrestuar vënë një 23-vjeçar, i cili shpërndante kanabis sativa afër shkollave.

Policia njofton se është arrestuar S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ai shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotike kanabis sativa.

Në banesën e tij, policia pas kontrollit ka sekuestruar 203 gr, kanabis sativa, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Lezhës, kontrolle dhe shërbime pranë shkollave, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në afërsi të një shkolle u kap dhe arrestua në flagrancë një shtetas, në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, me qëllim “Identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre” bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit:

S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe perreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

  Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike“./Gazeta Sinjali/