image Arrestohet 18-vjeçari, dyshohet se përdhunoi të miturën në plazhin e Durrësit

Rajon

Rajon/ Arrestohet 18-vjeçari, dyshohet se përdhunoi të miturën në plazhin e Durrësit

news image

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se se ka përdhunuar një 16-vjeçare në plazhin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar raportojnë se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet D.M., 18 vjeç, pasi ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/