image Arrestohet 17 vjeçari shqiptar në Itali, u kap duke shitur drogë

Rajon

Rajoni/ Arrestohet 17 vjeçari shqiptar në Itali, u kap duke shitur drogë

news image

Është arrestuar në Itali një 17 vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike të llojit kokainë.

Siç raportojnë mediat italiane, 17 vjeçari u arrestua në Vado Ligure (Savona), derisa po tregtonte rreth 50 gramë kokainë e cila kishte vlerën 5 mijë euro.

Sipas policisë italiane, kokaina që ai posedonte ishte e një cilësie shumë të pastër, ndërsa tashmë shqiptari do të akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë hetuesit po punojnë për zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e adoleshentit shqiptar./Gazeta Sinjali/