image Arrestohet 17-vjeçari që i shkaktoi lëndime trupore një 16-vjeçarit në Ferizaj

Siguri

Arrestohet 17-vjeçari që i shkaktoi lëndime trupore një 16-vjeçarit në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me inicialet D.Sh., 17-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër me inicialet K.G., i moshës 16-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

16-vjeçari nga lëndimet e rënda që kishte marrë ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Gazeta Sinjali nga burimet brenda Emergjencës ka raportuar se më pas viktima i është nënshtruar një operimi për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë në nofull.

Sipas burimeve deri te incidenti ka ardhur për shkak të një loje ‘raki taçki’ në një lokal në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj.

Rasti dyshohet se ka ndodhur të mërkurën pasdite në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/