image Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë afër Fushë Kosovës

Siguri

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë afër Fushë Kosovës

news image

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Fushë Kosovës, sot kanë arrestuar tre të dyshuar lidhur me vjedhjen e mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme nga një shtëpi në fshatin Henc të komunës së Fushë Kosovës.

Të dyshuarit; A.O, 32-vjeç, A.T, 22-vjeç dhe L.I, 21-vjeç, pas arrestimit me aktvendim mbi ndalim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë, përcjell Sinjali.

Si vijimësi e veprimeve hetimore është identifikuar edhe i dyshuari i katërt i cili aktualisht është në arrati, porse policia po ndërmerr veprimet e nevojshme operativo- hetimore për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

/GazetaSinjali/