image Arrestohen tre të dyshuar në Suharekë, vodhën rreth 600 litra naftë

Siguri

Arrestohen tre të dyshuar në Suharekë, vodhën rreth 600 litra naftë

news image

Tre persona janë arrestuar në Mushtisht të Suharekës nën dyshimin se kanë vjedhur naftë te antena e IPKO-s. Ata janë zënë në flagrancë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e rajonit të Prizrenit ka njoftuar se të dyshuarit janë:

  • J. A., i datëlindjes 1988 m/sh/k
  • R. A., i datëlindjes 1980 m/sh/k dhe
  • L. A., i datëlindjes 1998

Pas kontrollit, në cilësinë e provave materiale, Policia ka gjetur tridhjetë bidonë të mbushur me naftë në sasi rreth 600 litra.

Të dyshuarit më pas janë shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa nafta e vjedhur, me konsultim me prokurorin kujdestar, i është dërguar pronarit.

/GazetaSinjali/