image Arrestohen tre persona në Prizren që kishin fituar pasuri rreth 133 mijë euro nga fajdet

Kosovë

Siguri/ Arrestohen tre persona në Prizren që kishin fituar pasuri rreth 133 mijë euro nga fajdet

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për fajde dhe detyrim. Ata dyshohen se duke filluar nga viti 2014, kanë përfituar duke ofruar fajde në shumën prej 33 mijë e 500 euro ndaj tre ankuesve dhe nga fajdeja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme 20 mijë euro dhe 8.8 ari tokë me vlerë rreth 80 mijë euro.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se personat e arrestuar lidhur me këtë rast S.M, B.M dhe B.M.

Gjatë kontrollit në shtëpi dhe dy lokale janë gjetur dhe janë sekuestruar: gjashtëmbëdhjetë (16) dokumente/kontrata mbi shitblerjen e pronave dhe automjeteve, tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë (3850) euro dhe një telefon mobil.

“Të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga viti 2014, dyshohet se kanë përfituar duke ofruar fajde në shumën prej 33 500 (tridhjetë e tre mijë e pesëqind) euro ndaj tre ankuesve dhe nga fajdeja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme njëzet mijë (20 000) euro dhe 8.8 ari tokë me vlerë rreth 80 000 (tetëdhjetë mijë) euro”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante edhe për dy të dyshuarit e tjerë.