Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë falsifikuar para që nga muaji gusht i këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.
Tre të dyshuarit, sipas policisë, kanë falsifikuar kartëmonedha në vlerë prej 500 euro. E me këtë dyshim, janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve, një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona celular.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.