image Arrestohen tre persona në Leposaviq, u kapën duke vjedhur dru në pyll

Siguri

Arrestohen tre persona në Leposaviq, u kapën duke vjedhur dru në pyll

news image

Tre persona janë arrestuar në fshatin Jelakce të Leposaviqit, pasi që të njëjtit në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë vjedhur dru në pyllin e një personi.

Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy sharra motorike, dhe dy radiolidhje.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/