image Arrestohen tre kosovarë në aeroportin e Rinasit

Siguri

Arrestohen tre kosovarë në aeroportin e Rinasit

news image

Policia shqiptare ka arrestuar tre kosovarë të cilët tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Arrestimi i tyre është bërë në aeroportin e Rinasit. Dy llapjanë dhe një ferizajas ishin të pajisur me viza gjermane dhe belge, por që ishin të falsifikuara.

Inicialet e të arrestuarve:

  1. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;
  1. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;
  1. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

/GazetaSinjali/