image Arrestohen ndërtuesit e hotelit “Mira Mare” dhe “Tropikal”, ku gjetën vdekjen dy vëllezërit nga Kosova

Rajon

Tërmeti/ Arrestohen ndërtuesit e hotelit “Mira Mare” dhe “Tropikal”, ku gjetën vdekjen dy vëllezërit nga Kosova

news image

Dy ndërtues informalë janë arrestuar si përgjegjës për humbjet e dy jetëve nën rrënojat e dy hoteleve në Durrës, Hotel “Mira Mare” dhe Hotel ”Tropikal”.

Nën rrënojat e hotel “Tropikal” humbën jetën dy vëllezërit nga Gjilani Shemsedin dhe Isa Abazi.

Të arrestuarit akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese.Ndërkohë burimet bëjnë me dije se mes 8 personave të shpallur në kërkim janë dhe pronarët e hotel “Palma” Arben dhe Dëshira Qato.

Të arrestuarit janë:

Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Plot 17 urdhër-ndalime janë lëshuar mbrëmjen e djeshme nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë të cilët policia deklaron se janë larguar jashtë shtetit pas tërmetit të 26 nëntorit./ Gazeta Sinjali/