image Arrestohen katër të rinjë në Vushtrri, gjuajtën me armë zjarri

Kosovë

Detaje/ Arrestohen katër të rinjë në Vushtrri, gjuajtën me armë zjarri

news image

Katër persona të moshës rreth 18 vjeçare janë arrestuar në Vushtrri pasi u është gjetur në posedim një armë pa leje, merr vesh nga burimet Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme afër lumit Sitnica, teksa një sinjalizues i ka parë të dyshuarit me armë dhe e ka lajmëruar rastin në polici.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar të dyshuarit, ndërsa në çantën e njërit prej tyre kanë gjetur dhe konfiskuar një armë me gas të kalibrit 9 mm, një karrikator dhe 10 fishekë.

Gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë pranuar se kanë shtënë me armë në ajër në fshatin Novolan. Me urdhë të prokurorit katër të rinjtë janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/