image Arrestohen katër persona të dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Arrestohen katër persona të dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë

news image

Janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Personat e dyshuar: E.I 19 vjeçar, E.M 19 vjeçar, dyshohet të kenë kryer veprën vrasje e rëndë, ndërsa P.I 18 vjeçar dhe L.B 20 vjeçar dyshohet se kanë ndihmuar kryesit e veprës pas krimit.

“Katër personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në komunikatën për media.

Njësiti i hetimeve ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një armë, një skutër dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në dokumentimin e rastit.

Ndryshe, personat e arrestuar dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri 17 vjeçarin, Lëkë Bulliqi.

Incidenti ka ndodhur dje, ndërsa 17 vjeçari, tifo i grupit “Plisat” ka ndërruar jetë sot pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra./GazetaSinjali/