image Arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje në Malishevë

Siguri

Arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje në Malishevë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona për armëmbajtje pa leje, në rajonin e Gjakovës, përkatësisht në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.

Hetuesit policorë të stacionit policor në këtë qytet kanë kontrolluar tri lokacione në fshatin Banjë të Malishevës, në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre personave të dyshuar për armëmbajtje, që rezultoi me arrestimin e tyre dhe konfiskimin e armëve.

Të arrestuarit janë:

  • A.A.G., i lindur më 1990, të cilit iu konfiskuan një pushkë automatike M-47, CAL. 7.62, dy karikatorë dhe një revole Ekol Firat Compact.
  • A.L.E., i lindur më 2003, të cilit iu konfiskua një revole me gaz MA BY ATAC Arms, cal.9 mm dhe 12 fishekë me gaz.
  • H.A.G., i lindur më 1965, të cilit iu konfiskua një pushkë gjuetie “Bokericë”.

Në Malishevë u arrestua edhe personi i katërt i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

  • E.SH.H, i lindur në vitin 1998, të cilit hetuesit policorë ia konfiskuan një revole ZORAKI M-906, një karikator dhe pesë fishekë.

Policia njofton se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”./Gazeta Sinjali/