image Arrestohet i dyshuari i katërt për trafikim me njerëz në Prishtinë

Siguri

Arrestohet i dyshuari i katërt për trafikim me njerëz në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), ka vazhduar aksionin e 25 dhe 26 gushtit, për arrestimin e personave të dyshuar për “Trafikim me Njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”, raporton Gazeta Sinjali.

Operacioni i sotëm rezultoi me arrestimin e personit të katër të dyshuar për këto vepra penale.

Policia bën të ditur se ka identifikuar dy viktima të trafikimit, të cilave u është ofruar mbrojtje dhe strehim i sigurt dhe të njëjtat po trajtohen në bazë të procedurave të parapara.

I arrestuari i sotëm dhe tre të dyshuarit e tjerë që u arrestuan gjatë aksionit të 25 dhe 26 gushtit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/