image Arrestohen hajnat që plaçkitën 77 vjeçaren në Fushë Kosovë

Siguri

Arrestohen hajnat që plaçkitën 77 vjeçaren në Fushë Kosovë

news image

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se dy ditë më parë kanë kryer një plaçkitje, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personat e arrestuar ishin të përfshirë në plaçkitjen e një gruaje 77 vjeçare në Fushë Kosovë, të cilës i ishin plaçkitur disa unaza dhe telefonë.

Po ashtu, mësohet se pas arrestimit të dy personave, policia ka kryer edhe bastisje në shtëpitë e tyre.

Gjatë bastisjes e cila është kryer nga njësia e hetimeve, siç ka mësuar Gazeta Sinjali të dyshuarve ju është gjetur një sasi e konsiderueshme narkotikësh.

/Gazeta Sinjali/