image Arrestohen dy të rinj për grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Gjakovë

Siguri

Arrestohen dy të rinj për grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Gjakovë

news image

Policia e rajonit të Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar F.Z., 26 vjeçar dhe S.A., 28 vjeçar të cilët dyshohet se kanë kryer grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në fshatin Shishman të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka informacion se të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht punëtorin e kësaj pompe dhe ia kanë vjedhur atij pazarin e ditës, rreth 800 euro.

Ngjarja kishte ndodhur më 17 janar rreth orës 05:30 të mëngjesit, kur të dyshuarit të armatosur dhe të maskuar kishin arritur që të kryenin vjedhjen dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

26-vjeçari dhe 28-vjeçari menjëherë pas grabitjes, në një fshat afër Gjakovës kishin tentuar të djegin rrobat të cilat i kishin pasur të veshura kur e kishin kryer veprën, me qëllim të zhdukjes së provave.

Policia njofton se të dyshuarit pas arrestimit janë shoqëruar për në Stacionin Policor të Gjakovë dhe gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, kanë pranuar kryerjen e veprës penale.

“Të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërkohë që hetimet për lidhshmërinë e tyre me ndonjë vepër tjetër penale po vazhdojnë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/