image Arrestohen dy të mitur, ishin dënuar me arrest shtëpiak, por policia nuk i gjeti në shtëpi

Kosovë

Raport/ Arrestohen dy të mitur, ishin dënuar me arrest shtëpiak, por policia nuk i gjeti në shtëpi

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur të cilët nuk e kishin respektuar masën e arrestit shtëpiak, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy të miturit ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 1 muaj arrest shtëpiak, nga 27.02.2020 deri më 27.03.2020.

Arrestimi i tyre u bë pasditën e djeshme rreth orës 16:05 në rrugën “Joni” në Prizren, pasi policia nuk i gjeti në shtëpi.

Të dyshuarit me vendim të gjyqtarit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan./Gazeta Sinjali/