image Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Rahovec

Siguri

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Rahovec

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona me inicialet I.L. dhe F.S., të cilët dyshohet se katër ditë më parë kanë vjedhur disa pajisje të një eskavatori në oborrin e shtëpisë në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje policia ka njoftuar se të dyshuarit pajisjet metalike të vjedhura i kanë  shitur në një hekurishte në Gjakovë.

Por, të njëjtit dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje tjera.

Ndërkaq, në njoftim shkruhet se krahas pajisjeve që janë konfiskuar, nga ana e policisë është konfiskuar edhe vetura me të cilën është kryer vjedhja.

Me vendim të Prokurorit të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. /Gazeta Sinjali/