image Arrestohen dy të dyshuar në kufirin me Shqipërinë, u konfiskohen narkotikë

Siguri

Arrestohen dy të dyshuar në kufirin me Shqipërinë, u konfiskohen narkotikë

news image

Dy të dyshuar janë arrestuar në kufirin Kosovë-Shqipëri pasi gjatë kontrollit të Policisë u është gjetur sasi e drogës, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia kufitare ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në Qafë të Morinës.

Dy të dyshuarit, një burrë dhe një grua, me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/