image Arrestohen dy policë për zjarrin në stacionin policor në Shqipëri

Shqipëri

Arrestohen dy policë për zjarrin në stacionin policor në Shqipëri

news image

Dy zyrtar të policisë në stacionin policor të Kamzës janë arrestuar, ndërsa për tre të tjerë ka nisur hetimi pas zjarrit të një nate më parë ku humbi jetën një i ndaluar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se nga hetimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia e punonjësve të policisë të këtij stacioni policor.

“Nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat standarde dhe rregullat teknike të trajtimit të personave të ndaluar dhe arrestuar, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasit e arrestuar A.M. dhe D.I., të cilët kanë shkaktuar zjarrin në këto ambiente”, sqarohet nga Agjencia.

Zjarri i rënë një natë më parë në ambientet e stacionit policor nr. 5 në Kamzë i mori jetën 26-vjeçarit Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje. Një i ndaluar tjetër dhe një punonjës policie u lënduan për shkak të flakëve. /Euronews

/GazetaSinjali/