Një femër është therur me thikë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, të cilës menjëherë i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ku njëri nga ta më pas është liruar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri prej tyre ka therur me thikë viktimën femër kosovare të cilës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, njëri nga të dyshuarit lirohet ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. / Gazeta Sinjali /