image Arrestohen dy persona për rrëmbim, u gjendet incizimi ku po e keqtrajtonin viktimën

Siguri

Arrestohen dy persona për rrëmbim, u gjendet incizimi ku po e keqtrajtonin viktimën

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona që kishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar një person tjetër në Vushtrri

Sipas Policisë atyre u janë gjetur në telefon edhe video incizime ku shihen duke e keqtrajtuar viktimën.

Pas një pune hetimore me datë 17.12.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin rrëmbyer dhe kishin keqtrajtuar viktimën mashkull kosovar. Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar viktima”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.

/GazetaSinjali/