image Arrestohen dy persona për fajde në Podujevë, policia sekuestron armë e para në tri lokacione

Siguri

Arrestohen dy persona për fajde në Podujevë, policia sekuestron armë e para në tri lokacione

news image

Gjatë ditës së djeshme policia në Podujevë ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat fajde dhe detyrim.

Gjatë kontrollit të tri lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një armë e shkurtë, 261 fishekë, 5000 euro para të gatshme, dy telefona dhe disa kontrata.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/