image Arrestohen dy persona për blerje të votave në Shkup

Rajon

Arrestohen dy persona për blerje të votave në Shkup

news image

Policia e Maqedonisë Veriore ka arrestuar sot personat me inicialet G.Z., 59-vjeçar dhe A.S., 63-vjeçar në lagjen “Dame Gruev” të Shkupit, për shkak se kanë dhënë para në këmbim të votës në zgjedhjet lokale.

Personave që u kanë dhënë para në këmbim të votës, sipas policisë, u kanë marrë kopje të letërnjoftimeve. Gjatë arrestimit atyre u janë gjetur para dhe gjësende tjera.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritët kallëzim penal./GazetaSinjali/