image Arrestohen dy persona për bixhoz në Prizren

Siguri

Arrestohen dy persona për bixhoz në Prizren

news image

Në lagjen “Bazhdarhane” në qytetin e Prizrenit, policia ka zhvilluar një aksion kundër organizimit të bixhozit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për Sinjalin e ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona.

“Veprimet janë koordinuar me prokurorin e shtetit në Prizren”, deklaroi ai.

Gashi ka bërë të ditur se janë sekuestruar në cilësinë e provave 4 aparate të lojërave.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor të Stacionit Policor në Prizren dhe është iniciuar si “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Ndërkaq, lidhur me rastin sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen Bazhdarhane.

/GazetaSinjali/