Dy persona gjatë ditës së djeshme janë arrestuar në Prishtinë për shkak se dyshohet të kenë mashtruar pesë persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit u kanë marrë të holla dhe pasaportat.
“Me 06.08.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit duke i mashtruar, pesë viktimave meshkuj K/Shqiptar u kanë marr një shumë parash dhe pasaportat. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për këtë rast./Sinjali.com