image Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se kanë kryer grabitje të armatosur në një barnatore

Siguri

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se kanë kryer grabitje të armatosur në një barnatore

news image

Dy persona janë arrestuar sot pasi që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 20 janar 2021 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit nën kërcënimin e armës kishin grabitur një vlerë të konsiderueshme parash nga një biznes farmacie.

Po ashtu, bëhet e ditur se të arrestuarit janë M.K 21-vjeçar dhe K.M 20-vjeçar kurse gjatë bastisjes janë sekuestruar një revole, model i veçantë, dy kapele maskë si dhe një palë dorëza.

“Ndërlidhur me ndriqimin e plotë të rrethanave të rasteve që po hetohen nga ana e policisë, pas arrestimit janë kryer edhe  tri operacione të bastisjes në tri lokacione të ndara, dy nga to në regjionin e Mitrovicës dhe një ne Prishtinë, me crast janë gjetur dhe sekuestruar edhe;• Një sasi substance narkotike (dyshohet të jetë e llojit Canabis), • Një thikë, • Dy  maska, • Dy shufra metalike, si dhe, • Një palë tuta sportive dhe një pallto (që dyshohet të jenë përdorur në rastet që po hetohen)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Kurse, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje të armatosur

Prishtinë, 23 janar  2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative në kuadër të implementimit të operacionit “ Dorëza”  me qëllim godijen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohëve fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.

Specialist për hetimin e rasteve të grabitjeve të mbështetur edhe nga njësi tjera të specializuara konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 20.01.2021 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me c’rast nën kërcënimin e armës kishin grabitur një vlerë të konsiderueshme parash nga një biznes farmacie.

Arrestimi u krye në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan veturën Audi A3, me targë Kosove,  me të cilën po qarkullonin të dyshuarit,

 M. K, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si

 K. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët menjëherë u arrestuan nga ana e policisë.

Ndërkohë që policia ka ushtruar kontrollë të detajuar  ndaj të dyshuarve dhe veturës ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj edhe;

• Një revole, model i vecantë,

• Dy kapele maskë,

• Një palë doreza, si dhe,

• Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë hetuar.

Ndërlidhur me ndriqimin e plotë të rrethanave të rasteve që po hetohen nga ana e policisë, pas arrestimit janë kryer edhe  tri operacione të bastisjes në tri lokacione të ndara, dy nga to në regjionin e Mitrovicës dhe një ne Prishtinë, me crast janë gjetur dhe sekuestruar edhe ;

• Një sasi substance narkotike (dyshohet të jetë e llojit Canabis)

• Një thikë,

• Dy  maska,

• Dy shufra metalike, si dhe,

• Një palë tuta sportive dhe një pallto (që dyshohet të jenë përdorur në rastet që po hetohen).

Ndaj të dyshuarve  për të cilët është ndgritur dyshimi i arsyeshëm se të njejtit janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit./Gazeta Sinjali/