image Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, policia ua gjeti në veturë 7 emigrantë nga Pakistani

Rajon

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, policia ua gjeti në veturë 7 emigrantë nga Pakistani

news image

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se dje në rrugën rajonale Veles-Shtip, në automjetin “BMW x5” me tabela kosovare janë zbuluar shtatë emigrantë nga Pakistani.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Veles theksojnë se janë arrestuar D.P (45) dhe E.B (30) nga Kosova, për dyshime se kanë kryer veprën penale “trafikim me emigrantë”.

“Policia ka ndaluar automjetin ‘BMW x5’, e drejtuar nga D.P, ndërsa në automjet janë gjetur shtatë emigrantë nga Pakistani”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po ashtu bën të ditur se me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje, ndërsa emigrantët në Qendrën për Emigrantë./Gazeta Sinjali/