image Arrestohen 8 shqiptarë të dyshuar si anëtarë të grupit të trafikut të drogës në Holandë

Evropë

Arrestohen 8 shqiptarë të dyshuar si anëtarë të grupit të trafikut të drogës në Holandë

news image

Tetë persona me origjinë shqiptare kanë rënë në prangat e Policisë së Holandës, gjatë operacioneve anti-drogë, të cilët sipas mediave holandeze ishin pjesë e një organizate për trafikimin e drogës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave atje, në mesin e të arrestuarve ka edhe gra.

Gjatë këtyre operacioneve, janë sekuestruar edhe 600 mijë euro kesh, të cilat janë marrë si provë materiale.

Shqiptarët ranë në gjurmët e policisë pasi këto të fundit po bënin disa kontrolle nëpër shtëpi ku kultivohej kanabisi, teksa u ndihmuan nga helikopteri i policisë dhe kolegë nga policia federale.

Hetimi filloi muaj më parë, ndërsa operacioni u zhvillua të enjten në katër komuna të ndryshme.

Mediat shkruajnë se plantacionet e kanabisit u gjetën në komunën Schaerbeek, ku oficerët zbuluan 600 bimë në një shtëpi, 900 bimë kanabisi u gjetën në Sint-Joost-ten-Node dhe rreth 400 në Sint-Jans-Molenbeek./Gazeta Sinjali/