image Arrestohen 5 persona për trafikim dhe grabitje të emigrantëve

Rajon

Policia/ Arrestohen 5 persona për trafikim dhe grabitje të emigrantëve

news image

Pesë persona janë arrestuar si pjesë e një grupi që trafikonin qenie njerëzore. Të arrestuarit akuzohen se kalonin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Malit të zi apo vendeve të tjera në këmbim të një përfitimi monetar.

Por gjithashtu, trafikantët i dhunonin emigrantët dhe i grabisnin, gjatë rrugës që po i transportonin për në destinacionin e kërkuar. Konkretisht pesë të arrestuarit e sotëm, kanë tentuar të shmangin policinë dhe janë futur në pyllin e fshatiti Grudë.

Aty kanë dhunuar emigrantët që po kalonin në mënyrë të paligjshme dhe kanë tentuar t’u vidhnin sendet personale.

Pasi nuk ia kanë dalë dot, trafikantët janë larguar, por janë arrestuar më vonë pas idnetifikimit të tyre. Ata akuzohen për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 3 automjete./Gazeta Sinjali/