Ndonëse nuk është një veprimtari e ligjshme në vendin tonë, profesioni më i vjetër në botë po lulëzon në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti i fundit që u zbulua nga policia përfundoi me arrestimin e katër personave të dyshuar për veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.
Gazeta Sinjali mëson se në prangat e policisë ranë tri femra dhe një mashkull.
Arrestimi i tyre u bë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, dje rreth orës 17:40.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se gjatë kontrollit te të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një sprej, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona.
Dy nga të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/