image Arrestohen 3 persona që dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në një shtëpi në Prizren

Siguri

Arrestohen 3 persona që dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në një shtëpi në Prizren

news image

Policia e rajonit të Prizrenit ka arritur që të zbulojë, identifikojë dhe arrestojë tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit për media, në prangat e policisë kanë rënë A.A, i lindur në vitin 1979, B.S., i lindur në vitin 1993 dhe H.B., i lindur në vitin 2003 (i mitur).

Të dyshuarit ndodhen në burg në pritje të gjykimit.

Ata dyshohen se më 27 gusht të vitit 2019, në orët e mbrëmjes kishin kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Sipas pronarit të shtëpisë, të dyshuarit kishin shkaktuar mbi 1 mijë e 300 euro dëm, duke vjedhur gjëra të ndryshme.

Policia kishte iniciuar rast penal të vjedhjes së rëndë, por në atë kohë për hetuesit policorë kryerësit ishin të panjohur./Gazeta Sinjali/