image Arrestohen 166 persona në operacionin e EUROPOL-it që u zhvillua në 34 shtete, përfshirë Kosovën

Siguri

Arrestohen 166 persona në operacionin e EUROPOL-it që u zhvillua në 34 shtete, përfshirë Kosovën

news image

EUROPOL-i ka kryer një operacion ndërkombëtar në të cilin 166 persona janë arrestuar.

Sipas Europol, 390 000 persona dhe 44 000 automjete hynë në ‘sitën’ e kontrollit në vendet ndërkufitare, të listuar si pikat e nxehta të dyshuara për trafik kriminal.

Në mesin e të arrestuarve janë 17 persona të cilët akuzohen për trafikim të armëve të zjarrit, 73 për kontrabandim të emigrantëve, 37 për trafik droge, 12 persona u arrestuan për dokumente të falsifikuara.

Në këtë operacion u sekuestruan edhe 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë të një shumëllojshmërie droge.

34 vende u bashkuan javën e kaluar për të luftuar krimin e organizuar dhe serioz ndërkombëtar me origjinë nga Evropa Juglindore si pjesë e ditëve të veprimit të përbashkët (JAD).

Ky operacioni katër-ditor i mbështetur nga Europol ka pasur për qëllim trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).

Ky operacion bashkoi: Shtetet Anëtare të BE: Austri, Bullgari, Kroaci, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Hungari, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi.

Kurse shtetet jo anëtare të BE-së pjesë e këtij operacioni kanë qenë: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Shtetet e Bashkuara /Gazeta Sinjali/