image Arrestohen 13 persona në Ferizaj, u kapën duke luajtur bixhoz

Siguri

Arrestohen 13 persona në Ferizaj, u kapën duke luajtur bixhoz

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona në Ferizaj për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ata u arrestuan mbrëmë rreth orës 23:50 në një lokal të improvizuar në rrugën “Shën Nënë Tereza” në Ferizaj, derisa po luanin bixhoz.

Të dyshuarve policia u ka shqiptuar gjoba edhe për moszbatimin e vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se nga të dyshuarit policia ka konfiskuar 630 zhegona dhe tri palë letra bixhozi.

Prokurori ka urdhëruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/