image Arrest me burg për vrasësin e aktivistit të PS-së në Elbasan

Siguri

Arrest me burg për vrasësin e aktivistit të PS-së në Elbasan

news image

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Arbër Paplekën, dhe detyrim paraqitjeje për të tjerët për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill në Elbasan.

Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, aktivist i Partisë Socialiste së fundmi, ka mbërritur i pari sot në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit tjerë, transmeton TCH.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish-specialët e RENEA-s apo ish-policët, por gjykata vendosi vetëm për Paplekajn.

Arbër Paplekaj akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë.

Arjan Hoxha Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Julian Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma akuzohen për heqje të lirisë me dhunë, por janë dënuar vetëm për detyrim paraqitjeje, ashtu si Eldjo Beko, i cili u akuzua për pengim të hetimeve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas një përplasjeje të grupeve të PS-PD, ku Paplekaj pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës nga PD qëlloi për vdekje Xhuvanin, ndërsa të plagosur pati nga të dyja kampet, përfshirë edhe Policinë. /Gazeta Sinjali/