image Arratiset një person nga stacioni policor në Gjakovë, suspendohet togeri

Kosovë

Skandaloze/ Arratiset një person nga stacioni policor në Gjakovë, suspendohet togeri

news image

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet se një person ka ikur mbrëmë nga Stacioni Policor i Gjakovës.

Ai ka arritur t`iu shmanget forcave të rendit dhe të arratiset në drejtim të panjohur.

Me këtë rast është suspenduar togeri Flamur Frrokaj, merr vesh Gazeta Sinjali.

Ende nuk dihet sesi ka ndodhur arratisja dhe shkaqet të cilat kanë bërë që personi i cili fillimisht ishte vënë nën kontrollin e policisë, tu ikë nga kontrolli zyrtarëve policorë.  

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur raste të tilla të papërgjegjshërisë profesionale ndodhin në stacionin Policor në Gjakovë.

Kohë më parë  komandanti i këtij stacioni, Kristë Gjokaj dhe pesë zyrtarë policorë ishin përfshirë në një skandal pasi kishin përdorur dhunë dhe torturë ndaj një personi me duar të lidhura brenda stacionit policor.Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria./ Gazeta Sinjali/