image Çka po ndodh në Shërbimin Korrektues të Haxhiut? Arratiset edhe një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

Drejtësi

Çka po ndodh në Shërbimin Korrektues të Haxhiut? Arratiset edhe një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

news image

Dy ditë pas arratisjes së një të burgosuri nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se edhe një i dënuar tjetër ka arritur të largohet nga burgu. Ky nuk është rasti i parë, që jo vetëm në Burgun e Smrekonicës, por edhe nga qendra të tjera, të burgosurit kanë gjetur mundësinë që përmes formave të ndryshme të arratisen nga qendrat ku vuajnë dënimet.

Raste të tilla po ndodhin pikërisht në këtë kohë kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje dhe qendra korrektuese.

Sa i përket rastit të fundit, SHKK ka bërë të ditur se bëhet fjalë për B.R., i cili është larguar nga qendra sonte rreth orës 19:00 dhe ka njoftuar se për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia.

“B. R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për veprën penale “Vjedhje”. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me denime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/