Armando Broja, ishte duke kaluar një formë të shkëlqyer në karrierën e tij. 18-vjeçari shqiptar arriti të bindte edhe trajnerin e Chelseat, Frenk Lampard, për t’i dhënë një shans për të debutuar me ekipin e parë në Premier Ligë, pas formës së shkëlqyer me ekipet e moshave, ku shqiptari ishte shndërruar në një lider të vërtet.
Në këto ditë kur gjithçka është pezulluar për shkak të Koronavirusit, Broja nëpërmjet rrjeteve sociale ka zbulur se vjen shumë pak në Shqipëri për pushime.
“Vij shumë pak në Shqipëri, vetëm për pushime. Kam disa të afërm dhe mundohem t’i vizitoj, zakonisht në Velipojë sepse unë nga ajo zonë jam. Më pëlqen stili i Drogba, për mua është më i miri, por sigurisht Ronaldo dhe Mesi gjithashtu. Frank Lampard është njeri special, një ndër më të mirët edhe nga ana njerëzore. Me këtë situatë dhe në kushte karantinimi nuk e di sesi do jetë kalendari, sigurisht kur të kemi ndeshjn e radhës do jem në Shqipëri, mbase për kualifikueset e tetorit”, tha Broja.