image Arma në brez ‘sebep’ që 22-vjeçari nga Prishtina të përfundojë në ndalim policor, shokut të tij iu gjet drogë

Siguri

Arma në brez ‘sebep’ që 22-vjeçari nga Prishtina të përfundojë në ndalim policor, shokut të tij iu gjet drogë

news image

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë, ku dy të rinj u kapën me drogë e armë. Vetura e tyre u ndalua nga Policia për kontroll, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës, njërit nga të dyshuarit iu gjet arma në brez me disa fishekë, teksa tjetrit një sasi e substancës narkotike.

Për shkak të posedimit të armës dhe të marihuanës, dy të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë dhe janë shoqëruar në stacion policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e A.A., për 48 orë pasi u kap me armë, ndërsa i dyshuari tjetër do të hetohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/