image Arjola zbulon se kur do të hyjë në shtëpinë e dhuruar nga “Big Brother VIP”

Bota e Yjeve

Arjola zbulon se kur do të hyjë në shtëpinë e dhuruar nga “Big Brother VIP”

news image

Banorja e edicionit të parë VIP, në Big Brother, aktorja e njohur Arjola Demiri tha se në muajin mars pritet të hyjë në banesën e dhuruar nga produksioni gjatë pjesëmarrjes në këtë spektakël.

Demiri tha se vonesat kanë ndodhur për shkak të punimeve që janë bërë.

“Është vonuar pak jemi me vonesë, por këtë mars pritet të hyjmë në shtëpi. Bebat janë bërë më të mëdhenj, se thonin bebat, bebat. Ka qenë një moment që unë nuk e kam pritur. Ky ishte një çmim jashtëzakonisht shumë i madh dhe një dhuratë e jashtëzakonshme nga Top Channel”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/