Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande është parë tejet e afërt përkrah muzicientit gjithashtu të njohur, Mikey Foster.
Dyshja janë parë duke shëtitur në DisnayLand, përderisa i mbanin duar njëri-tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.
Në disa imazhe të publikuara nga “Daily Mail”, shihet se Ariana Grande ishte edhe nën shoqërimin e kantautores së njohur shqiptare, Njomzës.
Sipas asaj që raporton ky medium, ylli i muzikës pop është tashmë gati ta bëjë publike lidhjen me, Mikey Foster.
Në lidhje me këto raportime nuk kanë reaguar asnjëri nga artistët dhe mbetet të shihet se a do të flasin apo jo./Gazeta Sinjali/