Arbër Zeneli përmes një fotografie në profiling e tij zyrtar në Instagram ka treguar momentin kur ka shënuar gol, të cilin ia kishte dedikuar legjendës të futbollit Kosovar, Fadil Vokrrit.
Ai gjithashtu dha fjalë të mëdha, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ky gol ishte dedikim për një person të veçantë. Një person që ngriti futbollin tonë në një tjetër nivel. 26 marsi momenti ku ne mund të bëjmë historinë, dhe të bëjmë krenar atë dhe kombin tonë” – tha Zeneli.
Ai së fundmi është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në ndeshjet finale për kualifikim në Kampionatin Evropian./Gazeta Sinjali/