Ylli kosovar, Arbër Zeneli ka zbuluar kohën se kur do të jetë gati për t’u kthyer sërish në fushë.
Zeneli, i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen ndaj Anglisë, në një intervistë për SuperSport ka thënë se do të kthehet pas dy muajve.
”Nuk e di. Ekipi më ka thënë që do të jem plotësisht i gatshëm pas dy muajve”, tha shkurt ai.
Futbollisti i Reims pësoi lëndim të rëndë kundër Malit të Zi në qershor dhe që nga atëherë nuk ka luajtur asnjë minutë./Gazeta Sinjali/