Juliana Nura ishte një nga banoret më të komentuara të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Modelja iu bëri ballë shumë debateve, situatave dhe ‘sulmeve’ që i vinin nga pjesa më e madhe e banorëve mirëpo kjo nuk mjaftoi që ajo të fitonte çmimin prej 200 mijë eurosh.
Mbrëmjen e djeshme, ajo doli e treta nga votat e publikut pas Stresit, që doli fituesi dhe Vedat Bajramit që ishte i dyti.
Përkrahja për Julianën nuk ka munguar as nga publiku e as nga shumë emra të njohur. Modelja Arbenita Ismaili ka reaguar e zhgënjyer që Juli nuk fitoi. Përmes një postimi të bërë në Instastory, ajo shkruan se drejtësia nuk shkon në vend në Shqipëri.
‘Edhe një herë si çdo herë, drejtësia nuk shkon në vend në Shqipëri. Big Brother kishte vetëm një fituese dhe të gjithë e dimë kush e dha shembullin më të mirë aty…Me rëndësi është që dimë kush ishte e dashura e të gjithëve. Nga 0 te 100 për vetëm 3 muaj. Xhuli’-shkruan Arbenita.