image Arben Gashi tregon arsyet e humbjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë

Politikë

Arben Gashi tregon arsyet e humbjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka dhënë një deklaratë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të strukturave të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi është pyetur nëse është zbehur fuqia e ministrit, Agim Veliu në parti pas humbjes në zgjedhjet lokale të Podujevës, por i njëjti ka thënë se ai vazhdon t’i mbajë pozitat e njëjta.

“Nuk di çka konsiderojmë zbehje të fuqisë politike. Z. Veliu vazhdon t’i mbajë të njëjtat pozicione politike që i ka pasë”, tha Gashi.

Ai po ashtu tha se ka dy arsye për rezultatin e keq në këto zgjedhje.

“Është rezultat i gjendjes së shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe rezultat i një situate kur kemi një shkëputje të njërit nga kandidatët e LDK-së dhe kjo ka ndikuar që të ketë njëfarë pakënaqësie”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/